Shqipëria

Rama: Jemi të shqetësuar për qëllimet e të arrestuarve në Gramsh


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se autoritetet janë të shqetësuara për qëllimet e vërteta që kanë pasur shtetasit e huaj (dy rusë dhe një ukrainas) të arrestuar në Gramsh.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i qeverisë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun luksemburgez.

“Na shqetëson fakti se çfarë qëllimesh të vërteta kanë pasur këta persona në vendin tonë. Të gjejmë arsyen e vërtetë dhe për këtë po punon grupi hetimor”, u shpreh fillimisht Rama.

Sipas tij, mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte “për të qarë dhe për të qeshur”.

Kryeministri i konsideroi si “karakatina të deklasifikuara nga objekte me rëndësi të veçantë në vitin 2012”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi do të deklaronte pas incidentit se sulmi ndaj ushtarëve nga shtetasit e huaj po shihet me shumë vëmendje nga ana e strukturave shtetërore.

“Çështja është një ngjarje edhe në kontekstin gjeopolitik. Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm. Fakti që është reaguar dhunshëm na bën të jemi më të vëmendshëm. Do kemi një deklaratë për hetimet nuk mund të zbardh më tepër”.

Arrest me burg për dy rusët dhe ukrainasin e rastit të Gramshit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore