Shqipëria

Rama: Gjykatësit “kastë” që kanë faje më të rënda se politikanët


Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Elbasan, Rama ka folur sërish për gjyqtarët dhe prokurorët. Ai i ka cilësuar ata si një “kastë”, që ka faje shumë më të rënda se politikanët.

“Nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm”, theksoi kryeministri.

Rama foli dhe për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, duke iu drejtuar asaj si “gjykatësja e papërshkueshme, që ditën me diell, në kundërshtim me ligjin, jep vendime lirimi për individë që kanë pasur dënime ekstreme”.

Ai ceku edhe çështje e ekonomisë, ku saktësoi se synohet që personat me pagë 400 mijë lek të mos taksohen, dhe se pavarësisht se janë shumë projekte që pritet të realizohen, secili prej tyre kërkon kohën e duhur.

“Mandati i tretë nuk është qëllim në vetvete. Është instrumenti, mjeti për të realizuar qëllimet. Qëllimet janë qarta, realiste dhe duhet të vazhdojmë betejat si ajo e drejtësisë, ekonomisë, shëndetësisë, arsimit”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore