Shqipëria

Rama flet para takimit të Këshillit të Sigurimit: Ukrainën ta mbrojmë me çdo kusht, do t’i bëjmë thirrje Rusisë t’i kthehet marrëveshjes së grurit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat para fillimisht të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, e thirrur nga Shqipëria për çështjen e Ukrainës.

Sipas kryeministrit shqiptar, është me rëndësi jetike që të gjithë vendet e Këshillit dhe ato të botës demokratike, të mbrojnë Ukrainën dhe të ushtrojnë rezistencë ndaj agresorëve rusë.

“Fjala ‘i fuqishmi ka gjithmonë të drejtë’ nuk aplikohet më sot”, theksoi kreu i Qeverisë, duke shtuar se është thjesht një profeci, e cila është provuar dhe vijon të provohet kundër çdo ditë.

Sipas tij, bota duhet të gjejë një zgjidhje të përbashkët për luftën dhe ky takim i sotëm, mund të shfrytëzohet edhe si një mundësi për paqe.

“Të ndihmosh Ukrainën sot përçon mesazhin më të drejtë dhe më të mirë të gjithkujt që do të bëjë nesër atë çfarë Rusia po bën sot”, vijoi më tej ai.

Teksa, në mbyllje, tha se do të përfitojë nga ky rast për t’i kërkuar Moskës që t’i rikthehet marrëveshjes së grurit me Ukrainën, prej së cilës ka dalë në gusht dhe ende nuk është rikthyer në tryezë, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri ushqimore në shumë vende të treta.

Seanca speciale e thirrur nga Shqipëria bën bashkë Zelensky-in, Biden-in dhe Lavrov-in

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore