Rama dënon Serbinë, pyet BE-në nëse do kryejë ndonjë hetim për ngjarjen në Veri

Rajmonda Basha
28.09.2023 11:58
Loading Icons...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për shtyp të thirrur këtë të enjte ka folur në lidhje me ngjarjen e fundit të ndodhur në Veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një oficer policie.

Sipas kryeministrit Rama, sulmi nisi nga serbët dhe Serbia nuk u distancua nga grupi kriminal.

Rama theksoi se në vend që të ishte distancuar nga “ngjarja kriminale, Serbia zgjodhi nderimin për të vrarët duke shpallur ditë zie”.

“Çfarë hetimi pret BE? Nga kush? Nga autoritet në Kosovë? Edhe me këtë do ishim dakord por nuk e dëgjova zëvendësin e BE ta thotë një gjë të tillë dhe nuk besoj se do i mbështeste rezultate e palës së sulmuar, Kosovës. A mos po heton vetë BE në mënyrë të paanshme? Mirë do ishte, por as këtë nuk e dëgjova. Nuk e di nëse BE ka angazhuar ndonjë mekanizëm në këtë drejtim. Duhet dënimi i vrasjes së një polici nga një grup kriminal”, tha Rama.

Të fundit

Aktuale