Rama: Dallgë e re reformash me synim Shqipëria 2030 në BE

SHFLETO
Rajmonda Basha
26.06.2024 16:15
Loading Icons...

Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar, ku pjesë e takimit është dhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit hodhi poshtë akuzat se ngritja e komisionit ‘Antikorrupsion’ është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi, ndërsa tha se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash për të çuar para procesin e integrimit.

“Padrejtësisht u parapërfytyrua si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për pse e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lodhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura”.

Sipas kreut të qeverisë, “e gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e BE, quhet screening”.

“Mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit. Sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme. Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione”, tha Rama.

Gjithashtu ai tha se “janë përfshirë në këtë listë 32 institucione të pavarura”.

“ Për të siguruar që diagnoza të shkojnë në qelizë, procesi ka një numër të jashtëzakonshëm takimesh mes palëve dhe janë takime të drejtpërdrejta shpjeguese. Janë bërë 67 të tilla në Bruksel, 114 takime koordinuara. 777 prezantime nga ana e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve dhe 232 takime të grupeve ndërinstitucionale të punës”.

Të gjitha këto shifra, sipas tij janë të nevojshme për të lexuar gjithë panoramën.

“Kjo është e nevojshme pse në e këtij komisioni të posaçëm parlamentar. Për të hyrë më tutje në përmbajtje, dua të prek një pjesë të prezantimeve. Janë një sërë kapitujsh nga themeloret dhe që kanë si tematika kryesore të transformuar në prezantime politikat publike antikorrupsioni, parandalimin e korrupsionit me deputetët, gjyqtarët, kontrolli i aseteve, shërbimet publike, prokurimin publik, biznesin privat. Procesi i negociatave jo vetëm përfshirje e drejtpërdrejtë e shtetit në këtë cikël me raund bisedimesh por edhe përfshirjen e të gjithë mënyrës së funksionimit e biznesit në lupën e KE”.

Gjithashtu sipas tij dhe masat përkatëse që shtetit të marrë që biznesi të integrohet në kornizën e përgjithshme të një shteti në BE.

“Hetimi financiar, lufta ndaj krimit, kundër mashtrimit. Bashkëpunimi me OLAF-in, struktura e BE për monitorimin e subvencioneve të bujqësisë. Vijojmë me mbikëqyrjen e tregut të brendshëm, pastrimi i parave, sigurimet shoqërore, sektorët postarë dhe të dërgesave, të drejtat e pronësisë industriale”.