Shqipëria

Rama: Bashkitë do përfshihen në procesin e legalizimeve, qytetarët të parët


Bashkitë do të përfshihen në procesin e legalizimit të banesave.

Kështu u bë me dije këtë të mërkurë të 17 korrikut gjatë takimit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte organizuar me krerët e Bashkive.

Nga aty, Rama theksoi se është e nevojshme që në çdo Bashki të ketë një zyrë që do të merret me procesin e legalizimit, i cili sipas kryeministrit lë për të dëshiruar.

Ai shtoi se duhet krijuar një mekanizëm transparent.

“E domosdoshme si rezultat i faktit që ndërkohë që me pjesën e regjistrimeve të pronave në Kadastër kemi një ecuri pozitive, me legalizimet nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Për këto arsye, është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces”.

Numri një i Qeverisë vuri në dukje se përfshirja ka një rëndësi dhe dobi të posaçme për faktin që jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit për qytetarët, por edhe do të shërbejë për të bërë monitorimin e punës në Kadastër.

“Në këtë kontest, së pari, janë bashkitë që do të vendosin prioritetet dhe do të përcaktojnë ritmin e planit të punës të zyrës së punës të legalizimit”, sqaroi Rama.

Më tej ai shpjegoi se procesi do të udhëhiqet prej Bashkive me një staf të dedikuar që do të krijohet deri në shtator, kur ky proces do të fillojë.

“Nëpërmjet këtij sistemi për të krijuar një mekanizëm transparence dhe llogaridhënie mes palëve”.

Nga ana tjetër, Rama theksoi se zyrat vendore të Kadastrës, “të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemeve, herë nga indiferenca, paaftësia dhe krimbi i kërkesës për ryshfet”.

Ai kërkoi që Bashkitë kanë detyrën kryesore që të vendosni radhë.

“Të bëhet legalizimi i banesave. Është një kërkesë e drejtë e juaja, por nga ana tjetër, kërkon fokus të veçantë nga ju. Por të parët janë banorët në shtëpitë e tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore