
Kryetarja e bashkisë së qytetit, Natalia Balasinovich, tha se raketat ruse goditën zonën e depozitimit të naftës në jugperëndim të pistës kryesore të bazës ajrore në një video të postuar në internet. Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Ukrainës konfirmoi më vonë raportet.
Fotografitë dhe videot e postuara në internet treguan flakë të mëdha që ngriheshin nën qiellin e natës.
The oil depot burning in Rovensky pic.twitter.com/M7LlxBO8qi
— Tricia White (@triciawh1te) February 27, 2022
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha në Telegram se sulmi me raketa u krye në depon e naftës Vasilkovskaya të kompanisë KLO.
Ai shtoi se, “ekipet e shpëtimit ishin nisur në vendin e tragjedisë. Me shumë mundësi nuk ka pasur viktima. Do të digjet për një kohë të gjatë. Dëmi mjedisor do të jetë kolosal”.
Balasinovich, konfirmoi gjithashtu se raketat goditën depon e naftës në Vasilkov dhe filloi një zjarr i fortë.
Kharkiv pic.twitter.com/RXxttmzohG
— Illia Ponomarenko (@IAPonomarenko) February 26, 2022
Një tubacion gazi natyror u hodh në erë gjithashtu në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, pas një sulmi rus, tha shërbimi shtetëror ukrainas i komunikimeve speciale.
Një shpërthim në formë kërpudhash u shfaq në një video që ajo postoi në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Vasylkiv, Kyiv region: oil terminal is burining in result of an explosion.
In addition, a powerful explosion was heard in Kharkiv. A gas pipeline was hit#Ukraine pic.twitter.com/zMLawcz4FA
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) February 26, 2022
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa i rëndësishëm ishte tubacioni dhe nëse shpërthimi mund të pengonte dërgesat e gazit jashtë qytetit ose vendit.
BREAKING #Vasilkiv oil base
This is ecological catastrophe.#russianinvasion #UkraineWar #UkraineUnderAttac #Ukrainenews pic.twitter.com/Ruflc8Mddd
— KyivPost (@KyivPost) February 26, 2022
Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministri izraelit i Ekonomisë do të garojë kundër Netanyahut në zgjedhjet partiake
-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Spotify shkurton thuajse 1600 vende pune mes kostove në rritje
-
Dizajnerët italianë që po përdorin lëvoret e frutave për të krijuar orendi