Futboll

Radu Dragusin: qëndron apo jo? Juve e do


Juventus-i bën një hap përpara sa i përket rinovimit të kontratës së Radu Dragusin. Rumuni është ndër mbrojtësit më premtues te bardhezinjtë e Torino-s.

Falë talentit, edhe pse vetëm 19 vjeç, Juventus e vendosi në formacion këtë sezon. Në një farë mënyre kjo lëvizje theksoi rëndësinë e Dragusin-it tek juventinët.

Situata është ndërlikuar ndërkohë që RB Leipzig kërkon ta bindë Dragusin-in të fluturoj drejt Gjermanisë, ndërkohë që vet ai, dëshiron të qëndroj gjatë dhe të rritet profesionalisht te Juventus.

Por ndër të tjera, Dragusin ka shprehur interes edhe për kampionatin gjerman, duke qenë se klubet e tyre investojnë tek lojtarët e rinj dhe japin i japin rëndësi zhvillimit të tyre.

Sidoqoft, La Gazzeta dello Sport konfirmon se Juve tashme e ka “mbërthyer” mbrojtësin rumun dhe se rinovimi i kontratës së tij në kuadrin e merkatos së janarit, vjen së shpejti.

Ndërkohë Radu vazhdon rrugëtimin me U23 – skuadra e dytë e Juve-s, me të cilën luajti këtë muaj [shkurt]. 19 vjeçari titulloi me U23-shin kundër Como-s, Livorno-s dhe AlbinoLeffe. Të shtunën e kaluar, më 13 shkurt, shënoi golin e tij të parë në Serie C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore