Lajme

Rada Trajkoviç: Integrimin e serbëve në veri të Kosovës e bën mafia


Rada Trajkoviç, Këshilltare në Qeverinë e Kosovës dhe kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve

Serbët në veri të Kosovës kanë frikë nga “elementët kriminogjenë” nën kontrollin e Beogradit, ka thënë Këshilltarja në Qeverinë e Kosovës dhe kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviç, në një intervistë për Deutche Welle. Ndërsa sebrët që jetoojnë në pjesën tjetër të ibrit, në Mitvovicën jugore, kanë frikë nga “shqiptarët ekstremë”, ka thënë ajo.

Që kur u bë këshilltare në qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviç u përmend shpesh dhe u ballafaqua me shumë probleme të cilat i hasi jo vetëm në vendkalimet kufitare në mes të kosovës e Serbisë.

“Unë kam lindur në atë zonë dhe dua të punoj për qetësimin, i cili do të jetë jo vetëm retorik, por mbi të gjitha njerëzor”, tha Trajkoviç duke shtuar se të dy kombet janë të drejtuar drejt njëri-tjetrit dhe se së bashku duhet të arrijnë “Evropën”.

Autoritetet e Beogradit, siç thotë ajo, po e pengojnë punën e saj, sepse e shohin si dikë që dëshiron t’ia “heqë Kosovës një pjesë të sundimit mbi serbët nga presidenti Vuçiç dhe pjesën e tij kriminogjene që udhëhiqet nga Milan Radoiçiç.

Në Kosovë – kur bëhet fjalë për serbët – sipas Rada Trajkoviqit ka “dy realitete”.

“Në veri serbët janë shumë të frikësuar dhe janë nën kontroll të plotë – si mendor ashtu edhe fizik – nga elementët kriminalë, Radoiç dhe grupet e tij, përmes të cilëve ai kontrollon sjelljen e mbarë popullit serb”.

“Serbët nën Ibër kohët e fundit ndjehen po aq të frikësuar, por më shumë nga sulmet që vijnë nga shqiptarët ekstremë” dhe prandaj është e nevojshme të parandalohet shembja e sigurisë dhe të rikthehet ndjenja e lirisë “sepse pa liri nuk ka përparim “, është shprehur ajo.

 

E arritja e përparimit, sipas saj, është një punë e vështirë në këtë situatë ku njerëzit janë kryesisht të indoktrinuar të besojnë se nuk mund të jetojnë së bashku.

“Deficiti i ekipit të Beogradit dhe Prishtinës në negociatat (deri më tani) është se në to nuk morën pjesë njerëz inteligjentë”, është shprehur ajo. “Asnjëra palë nuk e kupton në thelb realitetin dhe kjo pengon negociatat e mëtejshme”.

Sipas Trajkoviç, bashkësia ndërkombëtare dhe Vuçiç kanë bërë një gabim të madh kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. “Ata lejuan që integrimi i serbëve të bëhet nga mafia”. Dhe kur integrimi bëhet nga mafia, “rezultati duhet të jetë fitimi”.

“Në momentin kur e panë se u kërcënohej fitimi” ata “dolën në incidente, destabilizimin e veriut të Kosovës dhe vetë Kosovës”, thekson Trajkoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore