Vende

Rabdishti dhe traditat e vjetra Dibrane


Dibra është një vend i pasur me traditë, kulturë, histori dhe peizazhe natyrore të mrekullueshme. Diversiteti i natyrës dibrane i është përshtatur më së miri relievit të thyer që harmonizohet mes luginave, liqeneve, maja të larta, si edhe natyrën kurative.

Rreth 45 km larg qytetit ju do të mrekulloheni nga fshati Rabdishti, i cili është pjesë e 100 fshatrave turistikë, i përmendur shumë herë për një nga pikat më brilante të Dibrës. Sot është një nga atraksionet më të prekura  nga turistët vendas që vizitojnë llixhat , po dhe nga ata që vijnë për aventurë. Jo shumë larg qytetit ky destinacion zgjidhet si pika më e afërt që ofron shumë.

Fshati me banesa të veçanta

Rabdishti dallohet për akitekturën e veçantë të banesave.  Është një nga fshatrat më karakteristike në Dibër pasi ka ruajtur me fanatizëm ndërtimet tradicionale prej guri. Sapo futesh në fshat të tërheqin vëmendjen kalldrëmet, sokaqet, si edhe dyert e mëdha prej druri. Nëse do të shëtisnit përreth fshatit do të dalloni burimet e shumta ujore, të cilat i japin një tjetër bukuri vendit, por mbi të gjitha ato njihen për cilësitë e larta kurative.

Gjithashtu monumentet e shumta natyrore si kroi i gjyshes apo dhe guri shqiponjës, bukuri këto që e bëjnë turistin të përhumbin në botën e imagjinatës.

Rabdishti dhe traditat e vjetra Dibrane

Ndalesa në këtë fshat do të jetë tek shtëpitë pritëse, të cilat njihen për pritjen e truistëve. Aty përveç mikëpritjes shijohet edhe ushqimi tradicional nga produktetet prodhuar nga vetë banorët, që nga pula me jufka, patatet, gatimet me miell misri e djathi deri tek frutat e fermës dhe rrakia.

Por mbi të gjitha bie në sy harmonia e ketyre familjeve me fshatin, duke e bëre pjesë në pritjen e mikut tregon sa lartë qëndron kultura e pritjes mikut në këtë fshat.

Jo vetëm një destinacion plot aventurë, por edhe një vend kurues.

Përveç traditës ju mund të shijoni dhe eksploroni natyrën dhe Grehansi sugjeron ecjet drejt shtegut High Scardus. Pasi ngjitemi malit të Rabdishtit që na krijon idene e ngjitjes drejt qiellit, thekson Grehansi, pak e nga pak shfaqen bukuritë natyrore të zonës. Ndërsa poshtë lë fshatin Rabdisht, në krahun tjetër të malit shfaqet qyteza historike e Bellovës dhe fshtrat Bellovë, Cerjan e Zagrad.

Pasi afrohemi në pikën e njohur edhe si kroi i gjyshes, dallojmë lehtësisht Luginën e Shërimit, siç njihet ndryshe zona e Llixhave të Peshkopisë. Harmonizimi i vlerave kurative me mjedisin e bukur përreth e bën këtë zonë një destinacion turistik, me burime ujore të shumta të nxehta dhe të ftohta, pyje, vendbanime historike që pëlqehen nga të apasionuarit të ecjeve në natyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore