Lajme

Qeveria vendos për dy shpronësime në Veri


Përkundër protestave të serbëve lokal në Leposaviq këtë të enjte, Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike dhe ka marr vendim për shpronësimin e dy pronave në Veri të Kosovës.

“Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në njoftim.

Në vendimin e dytë thuhet se duhet të shqyrtohet kërkesa me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik.

“Zonat Kadastrale Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak  dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.”.

Ndryshe banorët e fshatit Dren, afër Leposaviqit, kanë protestuar, pasi siç thanë ata, vendimin e paligjshëm të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e disa tokave me interes publik në zonat kadastrale në Dren dhe Leshak.

Edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Oliver Ivanoviç, ka thënë se ka biseduar me Emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe se i është ankuar kinse “kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti sërish po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb”, ka pretenduar ai.

Petkoviç ka theksuar në Twitter se ka informuar bashkësinë ndërkombëtare për vendimin e Prishtinës për të marrë tokën serbe në Leposaviq.

“E informova Miroslav Lajçakun dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për vendimin e Prishtinës për të marrë tokën serbe në Leposaviq. Ne e dimë shumë mirë që herën e fundit shpronësimi çoi në ndërtimin e bazave të paligjshme. Kurti sërish po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb”, ka pretenduar ai.

Petkoviç ankohet te Lajçaku: “Kurti po shkakton kriza”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore