Qeveria s’po kryen punë – nga 859 milionë euro për investimet kapitale u shpenzuan vetëm 159 milionë euro, thotë Bajrami

Sipas Hykmete Bajramit mbi këtë Qeveri rëndon edhe barra e 237 milionë euro të tenderëve sekret
SHFLETO

Hykmete Bajrami

 

Dreni Himbeqa
28.09.2024 12:37
Loading Icons...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të investimeve kapitale, duke potencuar se buxheti i paraparë gjatë vitit 2024 për investime kapitale “ka qenë 859 milionë euro”, ndërsa deri në shtatorin e këtij viti “janë shpenzuar vetëm 159 milionë euro”.

“Kjo shifër tregon se ka mospunë, edhe te këto 159 milionët e shpenzuar një pjesë janë kontrata njëburimore me korrupsion”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.

Mbi këtë qeveri, sipas saj, rëndon barra edhe të 237 milionë euro të tenderëve sekret.

“Taksat tonat këto të shpenzuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke dëmtuar buxhetin e duke favorizuar kompani në dëm të konkurrencës së lirë në treg”.