Qeveria për takimin Kurti-Lajçak: U bisedua për përgatitjet e takimeve të radhës mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë biseduar procesin e dialogut me Serbinë.
“U bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan Lajçak për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas njoftimit, po ashtu gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”.
Lajçak pas takimit me Kurtin: Folëm për dialogun, me Vuçiç-in takohem javën e ardhshme në SHBA
Ndërsa emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi në një prononcim të shkurt për media ka bërë të ditur se temë diskutimi kanë pasur vazhdimin e dialogut.
“Me Kurtin kemi diskutuar vazhdimin e dialogut, e po ashtu edhe për përgatitjet e takimit të radhës”, deklaroi ai.
I pyetur nëse do të takohet me presidentin e Serbisë në një takim të paparalajmëruar siç bëri me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ai mohoi një gjë të tillë.
“Menjëherë pas këtij takimi do të marrë rrugën e kthimit për në Bruksel, por javën tjetër do takohem me presidentin serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në New York”, tha Lajçak.
Ndërkaq, për kornizën e re të kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ai ka thënë se është habitur kur ka dëgjuar për një propozim të tillë.
“Ne jemi këtu për ta dërguar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe takimi i radhës mund të mbahet në shtator nuk jam akoma shumë i sigurt”.
Albanian Post tashmë e posedon të plotë dokumentin disafaqësh dhe të gjitha pikat që propozojnë zgjidhjen finale mes Kosovës dhe Serbisë në një perspektivë disa vjeçare.
Të dielën, me 18 shtator, AP e publikon të gjitha pikat dhe nënpikat e propozimit.
Hyrja që tregon perspektivën në tri segmente të ndara, bashkë me tre nën-titujt që përmbajnë 13 pika do të jenë pjesë e publikimit.
Të gjitha segmentet shpjegojnë në detaje të ashtuquajturën “kornizën e re”, e cila u është prezantuar Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç-it.
Propozimi, patjetër se ka brenda “shkopin dhe karotën” e fuqive të mëdha.
Të dielën, ekskluzivisht në Albanian Post, mund të lexoni çfarë kanë lexuar Kurti e Vuçiç para pak ditësh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha