Lajme

Qeveria ndan 2 milionë euro për mbulimin e kostos së protezave të invalidëve të luftës


Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës e mbajtur në mënyrë elektronike ka aprovuar vendimin për mbulimin e trajtimeve mjekësore të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave, jashtë institucioneve shëndetësore publike, meqë këto të fundit nuk ofrojnë shërbimet në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në një konferencë për media se është shumë i lumtur që më në fund ky proces po funksionalizohet dhe po kthehen në binarë.

Vitia ndër të tjera ka bërë të ditur se janë duke punuar që këto shërbime të futen edhe në institucionet shëndetësore publike.

“Ministria e Shëndetësisë vitin e kaluar tashmë ka aprovuar një plan të veprimit për ngritjen e qoftë të kapaciteteve infrastrukturore, qoftë resurse njerëzore në Institucione Shëndetësore Publike për t’u ofruar ky shërbim në të ardhmen”.

Për këtë çështje, siç ka bërë të ditur, Vita, është ndarë një shumë rreth dy milionë euro në total për tre vitet e ardhshme.

“Natyrisht është hapi i parë që po e bëjmë”.

Ndryshe partitë opozitare, më konkretisht Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk po i mbështet invalidët e luftës për pajisjen me proteza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore