Shqipëria

Qeveria miraton vendimin për pagesat e efektivëve pas zgjatjes së kohës së punës


Qeveria shqiptare ka miratuar këtë të mërkurë të 10 korrikut vendimin për efektivët e policisë, sipas të cilit, ata do të punojnë 4 orë më shumë nga orari zyrtar deri më 15 shtator.

Referuar vendimit, aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje të kohës normale të punës/shërbimit, 4 orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator.

Dhe se kjo zgjatje e kohës normale të punës kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.

“Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi”.

Vendimi sakaq hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore