Lajme

Qeveria miraton pako të re të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë


Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar pakon e 11-të të sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur se miratimi i kësaj pako është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe.

“Sot MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim zbatimin e pakos së 11 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës ruse dhe Bjellorusisë si dhe zbatimin e vendimit të BE. Më 23 qershor këshilli i BE-së miratoj masa të reja kufizuese ndaj Rusisë”.

Ajo ka sqaruar se sanksionet po vendosen për shkak të cenimit dhe integritetit të pavarësisë së Ukrainës.

“Vendosi edhe sanksione ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve, duke shtuar grupin Ëagner dhe Riafan në listën e atyre që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha Gërvalla në mbledhjen e Qeverisë.

Teksa u shpreh se Kosova qëndron e palëkundur në krahë të partnerëve SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për të zëvendësuar Bordin drejtues të fondit të sigurimeve shëndetësore.

Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore do të ketë shtatë anëtarë.

Përveç ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në Bord janë edhe Hekuran Nikçi (Ministria e Financave), Besnik Fetahu (Ministria e Financave), Kastriot Meça (Oda e Profesionistëve Shëndetësorë), Ardian Shefkiu (SHSKUK), Izet Sadiku (Asociacioni i Komunave të Kosovës) dhe Afrim Maliqi (Shoqata e Pacientëve).

Bordi që është aktualisht ishte në detyrë nga korriku i vitit të shkuar.

Edhe më 10 maj Qeveria e Kosovës, kishte shtuar sanksionet ndaj Rusisë për të kundërshtuar agresionin e këtij shteti ndaj Ukrainës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kishte prezantuar plotësimet dhe ndryshimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetje së Bjellorusisë për këtë agresion si dhe krimeve të raportuara më 25 shkurt 2023 Bashkimi Evropian, aprovoi pakon e 10-të të sanksioneve ekonomike dhe individuale ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”.

Tutje Gërvalla kishte bërë të ditur edhe ato se çfarë përfshinte kjo pako.

“Eksportetët e teknologjisë kritike dhe mallrave industriale, importet e asfalteve dhe gomës, sigurimin e kapacitet të depozitimit të gazit për rusët”, ka thënë Gërvalla.

Qeveria miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore