Qeveria fillon procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave në SHBA e Britani

SHFLETO

Qeveria e Kosovës.

 

Altina Marmullaku
09.03.2022 11:45
Loading Icons...

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e të mërkurës ka vendosur që të blejë edhe dy objekte që do të shfrytëzohen për ambasada të Kosovës në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Londër të Mbretërisë së Bashkuar

Ky propozim ka ardhur nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo ka propozuar këtë vendim duke bërë të ditur se kjo është bërë në bazë të rregullores së vitit 2021.

“Është aprovuar shuma rreth 8 milionë, për blerje të ambasadave në këtë vit fiskal“, tha Gërvalla.

Qeveria e Kosovës.

Sipas kryeministrit Kurti, ky vendim ka për qëllim rritjen e pranisë në këto vende dhe rritjen e përfaqësimit në Shërbimin e Jashtëm.

“Qiratë e shtrenjta po i zëvendësojmë me pronësi të Republikës”, ka thënë Kurti.

Për blerje të objekteve të ambasadave ekzekutivi ka ndarë 9 milionë euro.