Lajme

Qeveria daneze do të shkurtojë pushimet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes


Koalicioni i parë i Danimarkës midis partive të majta dhe të djathta që nga vitet 1970 do të shkurtojë një festë publike.

Kjo, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, për të rritur ambiciet klimatike të vendit dhe për të ulur taksat për shumicën e atyre që fitojnë më shumë në një marrëveshje historike.

Kryeministrja socialdemokrate Mette Frederiksen do të vazhdojë punën, por për herë të parë partia e saj e qendrës së majtë do të ndajë pushtetin me rivalët e qendrës së djathtë.

“Danezët kanë krijuar një parlament që duhet të bashkëpunojë. Ne besojmë se mund të marrim vendimet që janë të nevojshme”, ka thënë Frederiksen në një konferencë për shtyp.

Kështu, Danimarka bëhet vendi i fundit evropian që i jep fund, të paktën tani për tani, sistemit të blloqeve të majta dhe të djathta që kanë qeverisur vendin e pasur skandinav në mënyrë alternative për dekada.

I vetmi koalicion i tij i mëparshëm në kohë paqeje zgjati më pak se 14 muaj në vitet 1978-79 gjatë një krize energjie dhe inflacioni.

Por ai u dëmtua nga grindjet e brendshme midis partive.

Ndërkohë, koalicioni i ri trepartiak, qeveria e parë që komandon një shumicë në parlamentin e Danimarkës në tre dekada, synon të arrijë objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2 për qind deri në vitin 2030.

Ndryshe, tre vjet më herët se sa ishte paralajmëruar në fillim të këtij viti, si pjesë e reagimit për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Një pjesë e madhe e rritjes së buxhetit të mbrojtjes do të vijë nga heqja e një prej 11 festat publike të Danimarkës, pasi kjo do të stimulonte më shumë aktivitet ekonomik dhe do të reduktonte pagesat jashtë orarit.

Po ashtu qeveria e re do të ulë normën e tatimit mbi të ardhurat për ata që fitojnë më shumë se 107 mijë  dollarë, por do ta rrisë atë për ata që fitojnë më shumë se 360 mijë dollarë.

Gjithashtu vendi do të synojë të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2045, pesë vjet përpara planit të mëparshëm.

“Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ne kemi vendosur të bashkohemi. Të gjithëve na është dashur të bëjmë kompromis. Por rezultati është një qeveri reformash që do të adresojë sfidat me të cilat po përballet vendi”, ka thënë kreu i liberalëve Jakob Ellemann-Jensen.

Nga ana tjetër, analistët e kanë përshëndetur koalicionin e ri si “historik”. Dhe kanë ravijëzuar se ai e çon Danimarkën në ujëra relativisht të paeksploruara.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore