Lajme

Qeveria amerikane miraton përdorimin e vaksinës së parë në botë për bletët


Qeveria amerikane ka miratuar për përdorim vaksinën e parë në botë për bletët.

Çka ka rritur shpresat për një armë të re kundër sëmundjeve që shkatërrojnë në mënyrë rutinore kolonitë që mbështeten për pllenimin e ushqimit.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) ka dhënë një licencë të kushtëzuar për një vaksinë të krijuar nga Dalan Animal Health, një kompani amerikane bioteknike, për të ndihmuar në mbrojtjen e bletëve nga sëmundja amerikane e foulbrood.

“Vaksina është një përparim në mbrojtjen e bletëve”, ka thënë Annette Kleiser, shefe ekzekutive e Dalan Animal Health.

“Jemi gati të ndryshojmë mënyrën se si kujdesemi për insektet, duke ndikuar në prodhimin e ushqimit në shkallë globale”, ka shtuar ajo.

Fillimisht vaksina do të jetë e disponueshme për bletarët komercialë dhe synon të frenojë një sëmundje serioze të shkaktuar nga bakteri Paenibacillus larvae që mund të dobësojë dhe të vrasë kosheret.

Aktualisht nuk ka kurë për sëmundjen, e cila në disa pjesë të SHBA-ve është gjetur në një të katërtën e koshereve, duke u kërkuar bletarëve të shkatërrojnë dhe djegin çdo koloni të infektuar dhe të administrojnë antibiotikë për të parandaluar përhapjen.

Sakaq, vaksina funksionon duke inkorporuar disa nga bakteret në pelte mbretërore e ushqyer nga bletët punëtore për mbretëreshën.

Ajo më pas e gëlltit atë dhe fiton një pjesë të vaksinës në vezore.

Më tej, larvat e bletëve në zhvillim kanë imunitet, me studimet nga Dalan që sugjerojnë se kjo do të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë nga sëmundja.

“Në një skenar të përsosur, mbretëreshat mund të ushqehen me një koktej brenda një karamele mbretëreshe – sheqeri i butë dhe i ëmbël që bletët hanë gjatë transportit”, ka treguar ajo.

Dalan ka shtuar se zbulimi mund të përdoret për të gjetur vaksina për sëmundje të tjera të lidhura me bletët, siç është versioni evropian i foulbrood.

Meqenëse ato janë komercializuar, transportuar dhe shtypur në shërbimin bujqësor, bletët janë ekspozuar ndaj një kokteji sëmundjesh të ndryshme që zakonisht shkaktojnë mbetje në një numër të madh kolonish dhe kërkojnë ndërhyrje të mëdha nga bletarët për të mbajtur numrin e tyre.

Dhe SHBA-të janë tejet të varura nga kolonitë e menaxhuara të bletëve për të mbështetur pllenimin ushqimor, me kosheret që transportohen në mënyrë rutinore në të gjithë vendin për të përhapur gjithçka, nga bajamet te boronica.

E gjitha për shkak se shumë lloje të bletëve të egra janë në rënie alarmante prej humbjes së habitatit, përdorimit të pesticideve dhe krizës klimatike.

Kjo ka nxitur shqetësimet rreth një krize globale në numrin e insekteve që kërcënon ekosistemet, sigurinë dhe shëndetin e ushqimit të njeriut.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore