Shqipëria

Qendra Kombëtare e Librit kujton poetin Petrit Ruka përmes vargjeve të tij


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndan lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshe 67-vjeçare të poetit dhe kineastit Petrit Ruka dhe i shpreh ngushëllime familjarëve.

“Nuk e di përse u ndamë,

veç kur ktheve krahët ti –

njëqind tigra hynë në zemër

njëmijë krerë janë bërë tani”, kujton kështu QKLL,vargjet e poetit.

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare pёr Dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985-86.

Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjithshme në Tepelenё, 1976-84.

Ka qe ë skenarist dhe regjisor në Kinostudion “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio,1986-96; Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve dhe Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare.]

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore