Qëllon nënën me thikë natën e ndërrimit të viteve, 25-vjeçari shqiptar burgoset në SHBA

SHFLETO
Vitjon Nina
02.01.2022 9:11
Loading Icons...

Elmwood Park është një qytezë e vogël në SHBA, por natën e vitit të ri, shënoi një ngjarje të rëndë dhe protagonist ishte një i ri shqiptar dhe nëna e tij, të cilën ai e qëlloi me thikë në mes të shpatullave, duke e plagosur.

Emiliano Domi, 25 vjeç, u largua menjëherë nga vendngjarja, por ai u kap më pas. Për policinë, nuk ishte as shumë e vështirë kapja e tij.

Domi ishte drejtuar për në qytezën karshi të Garfield, kur edhe u kap.

Ai njihej si një person problematik, për sa i përket dhunës në familje. Raste të tjera kur ai e kishte ushtruar atë ndaj nënës së tij ishin raportuar. Ndërsa, në komunitet, ai nuk binte shumë në sy.

Gjithsesi, ngjarja e fundit ishte e paqartë në fillim. E ëma e Domit, 54-vjeçare, u paraqit fillimisht në spital e plagosur. Ajo tha se nuk e dinte se kush e kishte sulmuar nga pas me thikë.

Gjendja e saj, ishte e qëndrueshme.

Më pas, u zbulua se i biri, ishte personi i cili e kishte sulmuar.

Mbi Emilianon tashmë rëndojnë edhe akuza të tjera, mbi ato të mëparshmet që ai ka pasur.

Një ish-kasier në një market amerikan, i riu shqiptar do të gjykohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Me prova materiale të lënë qartësisht në vendngjarje dhe shumë të dukshme, Domi pritet të marrë dënimin nga disa gjykata amerikane.