Qëllohet me armë godina e Top Channel, humb jetën një punonjës

albanianpost
27.03.2023 4:11
Loading Icons...

Në orët e para të ditës së hënë një breshëri plumbash kanë qëlluar drejt ndërtesës së televizionit Top Channel.

Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se si pasojë është vrarë një punonjës, ku thuhet  të jetë roja i sigurisë së godinës së televizionit, shtetasi P. K., 60 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë të shtënat kanë ndodhur  rreth orës 01:00 në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar.

Policia bën të ditur se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Sipas njoftimit të policisë janë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Të fundit

Aktuale