
Në orët e para të ditës së hënë një breshëri plumbash kanë qëlluar drejt ndërtesës së televizionit Top Channel.
Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se si pasojë është vrarë një punonjës, ku thuhet të jetë roja i sigurisë së godinës së televizionit, shtetasi P. K., 60 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë të shtënat kanë ndodhur rreth orës 01:00 në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar.
Policia bën të ditur se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Sipas njoftimit të policisë janë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com