Lajme

“Qeberia Kurti”


Aksioni i Partisë Socialdemokrate (PSD).

“Unë për vete jam ngrohur me batanije”, dhe “qytetarët po e shfrytëzojnë energjinë elektrike për komoditet” ishin dy pohimet që bënë që Partia Socialdemokrate e Kosovës të ngrit para qeverisë qebet në vend të flamujve.

Qeveria, sipas PSD-së, është “Qeberi”.

PSD përmes aksionit simbolik të vendosjes së qebeve në vend të simboleve shetërore, synoi të simbolizojë atë që po ngjan realisht në vend, reduktimet elektrike, dhe propozim/konstatimet aspak zgjidhëse të Qeverisë në raport me krizën energjetike.

Pohimi i ministres Rizvanolli se qytetarët po përdorin rrymën për komoditet, jehoi negativisht te qytetarët, duke qenë se energjia elektrike është esencialitet, shto kësaj faktin se në sezon dimëror është edhe ekzistencialitet.

PSD, përmes qebeve synoi të përçojë mesazhin se propozimet e Qeverisë “për ngrohje me çebe e për t’i shkyçur joystick-ët”, janë “ikje nga zgjidhja”.

Aksioni i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka deklaruar se batanijet e vendosur janë simbol i dorëzimit të Qeverisë Kurti përballë problemeve energjetike.

“Kemi një kryeministër që na udhëzon se mënyra e të mbrojturit nga të ftohti është qebja. Kemi një ministre që ia hedh fajin te njerëzit që po e përdorin rrymën për komoditet”, deklaroi ajo.

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi.

Edhe më 22 dhjetor, aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), kanë shpërndarë monedha false prej 500 euro tek objekti i  Kompanisë kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS).

“Në emër të popullit, paratë e popullit, kapitali privat”, shkruan në “çekun” që PSD-ja ka varur sot në rrethojat e objektit të KEDS-it.

Përveç thasëve të mbushura me kartëmonedha false në vlerë prej 500 euro, ata kanë vendosur edhe një “çek” në vlerë prej 20 milionë euro.

Aksioni i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 15 dhjetor kur është pyetur në konferencë nga gazetarët se me çfarë po ngrohet ai, meqë qytetarëve po u thotë që të mos e bëjnë ngrohjen me rrymë.

Kurti ka thënë se, “unë për vete mbrëmë u ngroha me batanije”.

“Pjesën më të madhe të kohës po më duhet të rri ose në makinë ose në kryeministri. Por, shpresoj që kjo përgjigja ime mos të bëjë që deputeti Bekim Haxhiu të thërras ndonjë konferencë për media”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore