Lajme

Që nga shkurti, 99% e viktimave ishin të pavaksinuar në Itali


Pothuajse 99% e njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 në Itali që nga shkurti i këtij viti, nuk ishin të vaksinuar plotësisht, tha të martën e 27 korrikut, Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS).

Studimi, i cili përmban një raport të rregullt mbi vdekjet nga COVID-19, i lëshuar nga organi i shëndetit publik, shtoi se ata pak njerëz plotësisht të vaksinuar që vdiqën nga COVID ishin gjithashtu dukshëm më të vjetër se ata që vdiqën pa vaksinim të plotë, në moshën 88-vjeçare.

Gjithashtu, viktimat e vaksinuara kishin probleme të tjera bashkëshoqëruese, para infektimit.

Javën e kaluar, Italia ndoqi shembullin e Francës, duke njoftuar se prova e vaksinimit ose testi i imunizimit do të bëhen të detyrueshme për një sërë aktivitetesh.

Që nga njoftimi, autoritetet italiane kanë regjistruar një rritje në rezervimet e vaksinimit. Deri më sot, pothuajse 57% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç janë plotësisht të vaksinuara.

Italia raportoi 24 vdekje të lidhura me coronavirus-in të martën nga 22, një ditë më parë, sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë.

Nga 1 shkurti deri më 21 korrik, kishte 423 vdekje nga COVID midis njerëzve të vaksinuar plotësisht, duke përfaqësuar 1.2% të totalit të 35 mijë e 776 vdekjeve nga COVID, tha Instituti në një deklaratë.

Fushata e vaksinimit në Itali filloi rreth fillimit të 2021, kështu që me fillimin e studimit njerëzit e parë që u vaksinuan mund të kishin përfunduar vaksinimin e tyre me dy doza, duke përdorur markat Pfizer ose Moderna.

Duke studiuar të dhënat mjekësore të 70 prej 423 personave të vaksinuar plotësisht që kanë vdekur nga COVID, ISS-ja tha se numri i tyre mesatar i sëmundjeve themelore ishte 5.0, krahasuar me 3.7 për vdekjet nga COVID në mesin e njerëzve të pavaksinuar plotësisht.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore