Lajme

“Qatargate”, hetimi hyn në fazën e dytë me të dyshuar të rinj


“Qatargate” është vetëm pikënisja. Është maja e parë e ajsbergut. Poshtë ka ende një botë të tërë për t’u zbuluar.

Javën e ardhshme pritet që prokurori i Brukselit të nisë një eksplorim të ri.

“Faza 2” e hetimit me siguri do të nisë të hënën e ardhshme.

Me hetime të reja dhe mbi të gjitha me të dyshuar të rinj.

Dhe këtë herë Parlamenti Evropian do të përfshihet drejtpërdrejt.

Ai do të duhet të shprehet zyrtarisht për “rastin” që ka tronditur zyrat në Bruksel dhe Strasburg prej tre javësh tashmë.

Pikërisht në këto orë, në fakt, është shpërndarë një komunikim jozyrtar nga magjistratët belgë në Byronë e Eurodhomës.

Kjo, për të paralajmëruar se hetuesit po mendojnë të dërgojnë në një kohë shumë të shkurtër kërkesën për heqjen e imunitetit të disa deputetëve europianë.

Shenja se hetimi po bën kërcimin e parë në cilësi.

Prokurorët e Brukselit janë duke përfunduar aplikimin e tyre, e cila aktualisht do të kishte të bënte me dy anëtarë të Parlamentit: italianin Andrea Cozzolino dhe belgun Marc Tarabella.

Ndërsa aktualisht do të pezullohej edhe pozicioni i një tjetër belge me origjinë italiane, Maria Arena.

Ky hap në mënyrë të pashmangshme do të çonte në përhapjen e skandalit si flakë.

Vepra të reja, hetime të reja, kërkime të reja.

Kjo në fakt do t’i shërbejë heqjes së imunitetit, pa të cilën gjyqtarët nuk mund të bëjnë asgjë.

Eurodeputetët mund të kontaktohen vetëm me masa gjyqësore në rast të flagrancës.

Ashtu siç ndodhi me greken Eva Kaili, deri pak ditë më parë nënkryetare e PE-së.

Kur kërkesa e magjistraturës të jetë depozituar zyrtarisht, kryeparlamentarja Roberta Metsola, do ta shpallë çështjen në dhomë dhe më pas do t’ia referojë paraprakisht shqyrtimin e kërkesës komisionit juridik.

Ai do të duhet të miratojë një rekomandim për Kuvendin në të cilin kërkon refuzimin ose miratimin e kërkesës.

Në atë moment – në rastin e parë – Parlamenti do të votojë rekomandimin dhe vendimi do të miratohet me shumicë të thjeshtë.

Megjithatë, synimet e Roberta Metsola-s janë të japë bashkëpunimin maksimal për gjyqtarët.

Pra, nëse kërkesa vërtet arrin javën e ardhshme, është e mundur që Komisioni i Çështjeve Ligjore të merret me këtë çështje në javën ndërmjet 9 dhe 15 janar.

Ditët e para të punës, pra, për Komisionet pas pushimit të Krishtlindjeve.

Dhe nëse rekomandimi përpunohet shpejt, seanca plenare e cila mbahet në Strasburg që nga 16 janari do të japë opinionin përfundimtar.

Duke pasur parasysh vëmendjen dhe kërdinë e shkaktuar nga Qatargate, është e vështirë të imagjinohet se leja për të vazhduar do të refuzohet.

Dhe nëse po, “Faza 2” e hetimit në thelb do të nisë në mes të janarit.

Marrë dhe përshtatur nga la Repubblica për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore