Shqipëria

Qarkullonte me kokainё, arrestohet 26-vjeçari nga Siçilia nё Kakavie


Një shtetas italian që qarkullonte me një sasi kokaine nё makinё, ёshtё arrestuar ditёn e diel nga policia kufitare e Kakavijёs.

Bёhet fjalё pёr njё 26-vjeçar me inicialet D.G., banues nё Siçili, i cili u kap nё flagrancё nё vijёn e dytё tё kontrollit, me njё sasi kokaine, tё cilёn e kishte vendosur nё kamperin tip “Fiat” me tё cilin lёvizte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore