
Qarku i Fierit nuk rezervoi asnjë surprizë për Partinë Socialiste e cila ka zyrtarizuar fitoren në tre bashki dhe pret vetëm përfundimin e numërimit në tre bashki të tjera për të ngjyrosur triumfin e të majtës në këtë rajon.
Në Fier fitoi kandidati i Partisë Socialiste Armando Subashi me 34 mijë e 642 vota ose 69.37 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Evdar Kodheli i cili regjistroi 9 mijë e 847 vota ose 19.72 për qind, ndërsa kandidatja e Partisë Demokratike Eriselda Çelaj mori vetëm 5 mijë e 449 ose 10.91 për qind.
Në Lushnjë fitoi kandidatja e Partisë Socialiste Eriselda Sefa me 22 mijë e 402 vota ose 62.64 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Eduart Sharka i cili regjistroi 13 mijë e 362 vota ose 37.36 për qind.
Në Roskovec fitoi kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi me 6 mijë e 33 vota ose 52.52 për qind kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Erdit Hazizaj i cili regjistroi 5 mijë e 454 vota ose 47.48 për qind.
Në Patos fitoi kandidati i Partisë Socialiste Fation Duro me 8 mijë e 211 vota ose 69.97 për qind kundrejt kandidates të Bashkë Fitojmë Sofije Alushaj e cila regjistroi 2 mijë e 758 vota ose 23.50 për qind, ndërsa kandidatja e Partisë Demokratike Pranvera Rizaj mori vetëm 766 vota ose 6.53 për qind.
Në Mallakastër fitoi kandidati i Partisë Socialiste Qerim Ismailaj me 5 mijë e 967 vota kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike Agron Kapllanaj i cili regjistroi 5 mijë e 600 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Resmi Shanaj mori vetëm 724 vota.
Në Divjakë pritet vetëm zyrtarizimi i fitores së kandidatit socialist.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha