Lajme

Putin takohet me homologun sirian Bashar al-Assad në Moskë


Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad në Kremlin, njoftoi zyra për media e presidentit rus.

“Jam shumë i interesuar për mendimin tuaj se si situata në rajon në tërësi”, citohet t’i ketë thënë Putini Assadit.

“Fatkeqësisht ka një tendencë drejt përshkallëzimit. Ne po e shohim këtë. Kjo po ashtu vlen drejtpërdrejt edhe për Sirinë”, tha Putin, sipas njoftimit të Kremlinit.

Kremlini tha se takimi mes Putinit dhe Assadit u zhvillua të mërkurën, më 24 korrik.

“Duke pasur parasysh të gjitha ngjarjet që po ndodhin sot në botë dhe në rajonin e Euroazisë, takimi ynë duket shumë i rëndësishëm për të diskutuar të gjitha detajet e zhvillimit të këtyre ngjarjeve, për të diskutuar perspektivat dhe skenarët e mundshëm”, i tha Assadi liderit rus.

Ky është takimi i parë mes dy liderëve që nga marsi i viti të kaluar dhe u zhvillua në kohën kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përmendi mundësinë që tre liderët të takohen dhe të tentojnë të normalizojnë raportet mes Ankarasë dhe Damaskut.

“Tani kemi ardhur në një pikë që sa më shpejt që Bashar al-Assadi të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të raporteve me Turqinë, ne do t’i tregojmë atij të njëjtën qasje”, tha Erdogan.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore