Lajme

Putin: Perëndimi po përpiqet të fajësojë Rusinë për gabimet e veta


Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se perëndimi po përpiqet të fajësojë Rusinë për gabimet e veta duke përmendur këtu vendimin e homologut të tij amerikan për të ndaluar naftën dhe ka akuzuar vendet se kanë mashtruar popullsinë e tyre.

Agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” raportoi se presidenti rus ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë nuk janë legjitime dhe u zotua të zgjidhë problemet që lindin.

Ai tha se Rusia po i përmbahet detyrimeve të saj për energjinë dhe vuri në dukje rritjen e inflacionit në SHBA, duke përmendur ndalimin e saj ndaj naftës ruse.

Ndërkohë, ministria ruse e Financave, e njohur si “Minfin”, tha se ka marrë masa për të kufizuar daljen e kapitalit dhe se do të punojë me bankën qendrore ruse për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar.

Prioriteti i saj, tha “Minfin”, është stabilizimi i sistemit financiar.

Kjo është dita e 15-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore