Presidenti rus, Vladimir Putin, është angazhuar prej disa ditësh në një stërvitje të përbashkët ushtarake me Bjellorusinë.
Kjo manovër ka rritur frikën në Perëndim se Moska zyrtare po përgatitet për një pushtim të Ukrainës.
Stërvitja e përbashkët ushtarake, e quajtur “United Resolve”, pritet të zgjasë deri në fund të muajit shkurt.
Videot e postuara në mediat sociale nga Bjellorusia shfaqin artileri dhe automjete të tjera ushtarake që mbërrinin në pronësi të kompanive shtetërore ruse.
Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin përpara çdo pushtimi të planifikuar ushtarak.
Fuqitë perëndimore ose boshti i aleatëve e kanë paralajmëruar vazhdimisht Rusinë kundër lëvizjeve të mëtejshme agresive ndaj Ukrainës.
Kremlini zyrtar ka mohuar vazhdimisht se po planifikon të sulmojë.
Autoritetet ruse argumentojnë se mbështetja e NATO-s për Ukrainën, duke përfshirë rritjen e furnizimeve me armë dhe trajnimin ushtarak, përbën një kërcënim në rritje në krahun perëndimor të Rusisë.
Rastësia me Olimpiadat
Më 4 shkurt, flaka olimpike do të ndizet në Stadiumin Kombëtar të Pekinit.
Ky i fundit është qyteti mikpritës i Lojërave Olimpike të 24-ta Dimërore.
Nën moton #StrongerTogether (më të fortë së bashku), Olimpiada XXIV në Pekin do të zgjasë deri më 20 shkurt.
Kjo datë shënjon edhe fundin e fazës së dytë të stërvitjeve të përbashkëta Rusi-Bjellorusi.
Sipas njoftimit të Ministrisë Bjelloruse të Mbrojtjes, në këtë fazë trupat ruse dhe bjelloruse do të kryejnë “shkatërrimin e formacioneve të armatosura të paligjshme dhe grupeve të sabotimit apo zbulimit të armikut”.
Por, çfarë i bën bashkë këto data dhe ngjarje si sportive ashtu edhe ushtarake?
Pushtimet
Data shënonte 8 gusht 2008 dhe sporti kremtonte ditën e parë të Lojërave Olimpike të Pekinit.
Gjeorgjia dëshmoi një rrënim të entuziazmit të saj olimpik.
Kjo, pasi trupat ruse avancuan përtej kufirit në një luftë të shkurtër, por të përgjakshme, duke lënë jo pak të habitur atletët dhe zyrtarët e ekipit.
“Gjatë Olimpiadës Verore në Pekin, Gjeorgjia u pushtua nga Rusia, por ekipi ngulmoi dhe, pavarësisht këtij fakti, qëndroi, konkurroi dhe fitoi disa medalje në Pekin”, do të rrëfente para gazetarëve ish-ministri gjeorgjian i Sportit dhe Kulturës, Nicolos Rurua.
Zyrtarët e ekipit gjeorgjian kishin thënë më herët se pjesëmarrja e tyre ishte në dyshim.
Shkak ishte bërë një ofensivë ruse, e cila po zmbrapste trupat gjeorgjiane që luftonin me separatistët në territorin e Osetisë së Jugut.
Ata qëndruan përfundimisht në Lojërat e vitit 2008. Një gjest dashamirës midis një atleti medalist rus dhe gjeorgjian në podiumin e fitores regjistroi një nga momentet ikonë të Olimpiadës.
Gjeorgjia do të bënte thirrje më pas për një bojkot të Lojërave të 2014-ës, të cilat do të mbaheshin në vendpushimin rus të Detit të Zi, Sochi.
Krimea
Përfundimi i Lojërave Olimpike të Sochi-t, do të kishte sërish si protagonist presidentin rus Vladimir Putin.
Autoritetet ruse do të fillonin pikërisht aneksimin e paligjshëm të Krimesë.
Koha e vendimit të Putin-it për të kapur Krimenë sugjeron se motivet e tij mund të kenë pasur një kthesë diversioni.
Ai përfitoi nga ngjarjet e terrenit – si sulmi i policisë së Berkut nga protestuesit në Kiev apo ikja e presidentit ukrainas Viktor Janukoviç.
Në fillim të marsit, trupat ruse kishin siguruar të gjithë gadishullin.
Skandali i Putin-it ishte korrupsioni rreth Lojërave Olimpike të Sochi-t.
Presidenti rus ua bëri të qartë të gjithëve se Olimpiadat ishin prioriteti i tij më i madh.
Në këtë kontekst, përfundimi i Lojërave Dimërore me atë të stërvitjeve të përbashkëta Bjellorusi-Rusi nuk është ogur i mirë.
Të paktën, referuar besëtytnive, pasi e gjitha mund të jetë një rastësi historike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksionet e Boeing rriten pas marrëveshjes paraprake që mund të shmangë grevën
-
“Mallkimi” i Drake vijon, humbet 210 mijë dollarë me Sinner
-
“Unë jam policia, unë jam ushtria”: Sundimi i kolonëve të listës së zezë në Bregun Perëndimor
-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit