Lajme

Putin-Lukashenko zhvillojnë takim në Sochi


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pritur homologun e tij të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko të hënën e 22 shkurtit, ku sipas raportimeve Lukashenko ka kërkuar hua tjetër.

Kremlini dha mbështetje ekonomike dhe politike Lukashenkos pas rizgjedhjes së tij në gusht, zgjedhje që shkaktoi protesta masive në Bjellorusi.

Në shtator, Putin është shprehur se Moska do t’i siguronte një hua 1.5 miliardë dollarë ish-fqinjit të saj sovjetik.

Udhëheqësit u takuan në Sochi të Rusisë në Detin e Zi.

Lukashenko shprehu mirënjohje presidentit rus për ndihmën që kanë ofruar për ekonominë bjelloruse. Putini theksoi se Rusia mbetet partneri më i madh tregtar dhe ekonomik për Bjellorusinë.

Në fillim të këtij muaji, gazeta Kommersant citoi burime qeveritare duke thënë se një hua tjetër, këtë herë me mbi 3 miliardë dollarë, do të diskutohej gjatë vizitës së Lukashenkos në Rusi. Udhëheqësi Bjellorus i mohoi raportet javën e kaluar dhe tha se ai “nuk po shkonte atje për të kërkuar asgjë”.

Lukashenko gjithashtu vlerësoi vaksinën ruse të coronavirus-it, Spuntik V, grupi i parë i së cilës arriti në Bjellorusi në dhjetor pasi kombi ish-Sovjetik u bë vendi i dytë përveç Rusisë që dha miratimin.

Rusia dhe Bjellorusia kanë një traktat union që parashikon lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake, por ata shpesh janë përfshirë në mosmarrëveshje të ashpra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore