Lajme

‘Putin i frikësuar dhe në izolim’, arsyet pas referendumeve


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të paktën tri arsye të mira për të mbajtur referendume tani.

Së pari edhe në Donbass ai ka filluar të humbasë dhe ka frikë se do të duhet të tërhiqet, si në Kharkiv.

Gjendja ushtarake e rusëve është shumë e keqe dhe po qarkullon përshtypja se po humbasin.

Së dyti: arena ndërkombëtare është bërë më e vështirë dhe në Samarkand, për herë të parë, ishte një Putin më i dobët.

Nuk është parë kurrë që kinezët apo indianët të mos e respektojnë atë.

Modi i tha qartë që të mos kapet me luftën, pasi një pjesë e botës po zhvendoset në pozicionet perëndimore.

E treta: Putin-i është në telashe edhe nga brenda, kritikohet, rusët e duan më të ashpër.

Dhe si rezultat referendumi do të shesë.

Kështu shpjegon, Ivan Yakovina, i cili deri në vitin 2014 ai ishte një analist politik në Moskë, por tashmë është zhvendosur në Ukrainë dhe është kthyer në një nga blogerët më me ndikim.

Ai në një intervistë me italianen “Corriere Della Sera”, thotë se referendumi vjen pas dobësive.

“Ai ka frikë të humbasë. Dhe ndryshimi i rregullave të kësaj lufte është një shans për të mbyllur lojën sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sipas tij, pasi të ketë ndodhur referendumi, do të thotë se operacioni ushtarak ka përfunduar, se ka “çliruar” tokat që donte, se ka një kufi të ri dhe mund të bëhet paqe.

“Por sigurisht që Ukraina do të thotë jo. Këto referendume janë të papranueshme. Dhe lufta do të bëhet edhe më e vështirë”.

Yakovina thotë se nuk ka një qeveri të vetme në botë e gatshme ta njohë këtë aneksim.

Dhe asnjë lider ukrainas nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë.

“Sot Zelensky ka 99% të votave në Ukrainë, por nëse ai do të përpiqej të thoshte vetëm: ‘ok, tani le të negociojmë’, ai do të përjashtohej në një çast”, thotë analisti duke bërë edhe një paralelizim me historinë në Krime.

Sipas tij, kur ndodhi referendumi në Krime, opinioni publik ndërkombëtar tha se ishte në rregull, pasi në fund të fundit ata janë të gjithë pro-rus.

“Ishte një gabim shumë i rëndë atëherë. Dhe sot është akoma më shumë: nuk ka më pro-rusë në territoret e pushtuara. Njerëzit kanë parë se çfarë është ‘paqja ruse’, shkatërrimi, plaçkitja, dhuna dhe nuk duan të dinë asgjë për Rusinë”.

Sipas tij, njerëzit nuk do të shkojnë për të votuar po kjo do të manipulohet nga autoritetet ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore