Lajme

Putin është i gatshëm të negociojë për marrëveshjen e grurit


Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut turk Rexhep Tajip Erdogan të hënën se Rusia ishte e hapur për diskutime rreth marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi.

Kjo e fundit, ndihmoi për të nxjerrë drithin e Ukrainës në treg dhe për të lehtësuar kështu një krizë globale ushqimore.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.

Rusia u largua nga marrëveshja në korrik – një vit pasi ajo u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia – duke u ankuar se eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave u përballën me pengesa dhe se drithi i mjaftueshëm ukrainas po shkonte në vendet në nevojë.

Erdogan, i cili më parë luajti një rol të rëndësishëm në bindjen e Putin-it për t’u përmbajtur me marrëveshjen, dhe Kombet e Bashkuara po përpiqen ta bëjnë Putin-in të kthehet në marrëveshje.

Duke folur në hapjen e takimit të tyre në vendpushimin e Detit të Zi të Sochi-t, Putin i tha Erdogan-it se shpresonte se ata do të përfundonin bisedimet për një qendër të gazit natyror në Turqi dhe tha se do të diskutonin gjithashtu marrëveshjen e grurit.

“Unë e di që ju keni ndërmend të ngrini çështjen e marrëveshjes së grurit”, i tha Putin Erdogan-it. “Ne jemi të hapur për negociata për këtë çështje”.

Erdogan tha se bota po priste lajme për çështjen e korridorit të grurit.

“Të gjithë presin se çfarë do të dalë nga takimi ynë sot”, tha ai.

Marrëveshja kishte për qëllim marrjen e grurit nga Ukraina në tregjet botërore përmes Detit të Zi dhe lehtësimin e krizës globale të ushqimit që Kombet e Bashkuara thanë se ishte përkeqësuar nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.

Rusia dhe Ukraina janë dy nga prodhuesit kryesorë bujqësorë në botë, dhe lojtarët kryesorë në tregjet e grurit, elbit, misrit, rapes, vajit të rapës, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Çfarë pritet në takimin Erdogan-Putin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore