Lajme

Putin do të donte një front tjetër, por ka pak shanse për të ndërhyrë në Transnistri


Kongresi i deputetëve të Transnistrisë, entiteti i panjohur pro-rus në Moldavi, nuk kërkoi që të kalonte menjëherë nën ombrellën e Kremlinit, siç supozuan shumë përfaqësues vendas dhe disa vëzhgues ndërkombëtarë.

Asambleja – e mbledhur për herë të parë në 17 vjet – u kufizua në kërkimin e Moskës për “ndihmë” të papërcaktuar.

Por topi tani ka kaluar në fushën ruse, nga ku një burim i kujdesshëm anonim nga Ministria e Jashtme deklaron se “mbrojtja e bashkatdhetarëve transnistrianë mbetet një nga prioritetet”.

Ama duket shumë vonë për kthesën që kishin parashikuar ditët e fundit burime të ndryshme: që sot, duke mbajtur fjalimin e tij vjetor, Vladimir Putin do të shpallte aneksimin e enklavës moldave, duke hapur një front të dytë në luftën e tij për rindërtimin e perandorisë sovjetike.

Transnistria i kërkon Moskës ndihmë kundër Moldavisë

Ishin deputetë, të cilët besonin se një kërkesë për t’u bërë pjesë e Rusisë ishte e pashmangshme.

Skenari u frymëzua nga ai i Krimesë 10 vjet më parë: një territor kryesisht rusisht-folës nostalgjik për të kaluarën e përbashkët sovjetike, me një popullsi të cilës Moska i kishte lëshuar pasaporta ruse me pretekstin e “mbrojtjes së bashkëqytetarëve të saj”.

“Referendumi” për shkëputjen nga Moldavia ishte mbajtur në vitin 2006, por Kremlini kishte preferuar ta mbante Transnistrinë në harresë si një enklavë “të ngrirë”, të garnizonuar nga një kontigjent i vogël ushtarak “i paqeruajtësve” rusë dhe të qeverisur nga një inteligjencë sekrete e klanit të përfshirë në të gjitha llojet e punëve.

Transnistria – vendi i konfliktit të parë të armatosur post-sovjetik në vitin 1992 – ishte bërë një armë e drejtuar në krye të Moldavisë, Ukrainës dhe Evropës.

Mënyra se si u shfaq dhe më pas u ul kjo armë sugjeron një operacion propagandistik, ose një operacion për të cilin fraksione të ndryshme të Kremlinit nuk kanë marrë ende një vendim.

Edhe sepse nuk është e lehtë të arrihet.

Transnistria është një rrip toke përgjatë kufirit me Ukrainën, nuk kufizohet me Rusinë, duke e bërë të pamundur një pushtim tokësor.

Për të transportuar trupa me avion, do të duhet të fluturohet mbi territorin ukrainas – ku avionët rusë janë rrëzuar pothuajse çdo ditë kohët e fundit – ose Rumani, një vend i NATO-s.

Kontigjenti rus i vendosur në Transnistria do të bllokohej nga ushtria ukrainase në anën tjetër të kufirit.

Për të mos përmendur që nëse 220 mijë nga pothuajse 500 mijë qytetarët e enklavës së panjohur kanë nënshtetësi ruse, 350 mijë megjithatë kanë një pasaportë moldave dhe mund të kërkojnë ndihmë nga Kishinau.

Një shpjegim i mundshëm është ai i një loje presioni të shkaktuar nga vetë Transnistria, e cila me shpërthimin e luftës në Ukrainë mbeti e izoluar nga mbrojtësit e saj të Moskës.

Kryeqyteti moldav Chișinău – duke përfituar nga blloku i negociatave në të cilin ndërmjetësuesit ishin Kievi dhe Moska – nisi të impononte rregullat e veta ndaj secesionistëve të qytetit Tiraspol: ata duhet t’i paguajnë taksat dhe detyrimet doganore Moldavisë.

Presidentja pro-evropiane Maya Sandu fitoi gjithashtu miratimin e një Kodi të ri Penal që e bën “separatizmin” krim.

Dhe siç vëren studiuesi Vladimir Solovyov, një nga arsyet e përshkallëzimit mund të jetë frika e separatistëve të autoriteteve për të humbur “para, autoritet dhe për rrjedhojë pushtet”.

Thirrja e Moskës mund të jetë një përpjekje për të shantazhuar më shumë presidenten moldave Maia Sandu se sa Putin-in.

Por tani ai mund të planifikojë një “operacion special” të ri.

Brenda dy javësh ai duhet të rikonfirmojë mandatin e tij të pestë presidencial dhe ai e di se elektorati është nostalgjik për perandorinë: një aneksim tjetër, edhe pse ndoshta vetëm në letër, mund të bëjë të harrohet ngecja e ushtrisë në Ukrainë dhe të tregohet se Moska nuk ka asnjë qëllim për të ndaluar.

Çka po frikëson Evropën javët e fundit, e cila po përgatitet të korrigjojë dobësitë e saj përballë një agresioni të ri të mundshëm rus që do të godiste së pari ish-subjektet e Moskës.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Transnistria është ‘gati’ për t’u bashkuar me Rusinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore