Lajme

Putin: Bota përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore


Presidenti rus Vladimir Putin mban një fjalim gjatë Takimit të 19-të Vjetor të Klubit të Diskutimit Valdai në Moskë, Rusi, 27 tetor 2022. Sputnik/Sergei Karpukhin/Pool REUTERS

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se bota u përball me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo, ndërsa elitat perëndimore u përpoqën për të parandaluar shkatërrimin e pashmangshëm të dominimit global të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Në një kundërvënie të gjerë kundër Washington-it dhe aleatëve të tij, të cilët ai i akuzoi për nxitjen e konfliktit në Ukrainë, Putin tha se Perëndimi po luante një lojë gjeopolitike “të rrezikshme, të përgjakshme dhe të ndyrë” që po mbjell kaos në të gjithë botën.

Në fund, tha Putin, Perëndimi do të duhet të bisedojë me Rusinë dhe fuqitë e tjera të mëdha për të ardhmen e botës.

“Periudha historike e dominimit të pandarë të Perëndimit mbi çështjet botërore po i vjen fundi”, u shpreh shefi i Kremlin-it.

Sipas tij, bota po qëndron në një kufi historik.

“Përpara është ndoshta dekada më e rrezikshme, e paparashikueshme dhe, në të njëjtën kohë, e rëndësishme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, theksoi ai.

Rusia nuk e konsideronte Perëndimin si armik të Rusisë pavarësisht fazës aktuale të konfrontimit, shtoi Putin.

I pyetur për një përshkallëzim të mundshëm bërthamor, Putin tha se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore do të ekzistojë për sa kohë që të ekzistojnë armët bërthamore.

Duke cituar një leksion të Harvardit të vitit 1978 nga disidenti dhe romancieri rus Alexander Solzhenitsyn, Putin tha se Perëndimi ishte haptazi racist dhe i shikonte me përçmim popujt e tjerë të botës.

Putin e cilësoi konfliktin në Ukrainë si një betejë midis Perëndimit dhe Rusisë për fatin e vendit të dytë më të madh sllav lindor.

Ishte, tha ai, pjesërisht një “luftë civile” pasi rusët dhe ukrainasit ishin një popull. Kievi i hedh poshtë të dyja këto ide.

Putin tha se ai vazhdimisht mendonte për humbjet ruse në Ukrainë.

Por vetëm Rusia mund të garantojë integritetin territorial të Ukrainës, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore