Vende

Pushimet verore në kohë pandemie


Me shfaqjen e pandemisë, shumë udhëtime u anulluan. Njerëzit kanë pyetjet e zakonshme. A do të jetë situata më e keqe këtë verë apo më mirë? Cilat vende do të jenë të sigurta? A do të lejohen fluturimet apo jo?

Aktualisht, “Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve”, po rekomandojnë që udhëtarët me rrezik të lartë të shmangin udhëtimet ajrore, duke përfshirë këtu të rriturit si dhe të gjithë ata individë që janë në kushte kronike mjekësore, të tilla si sëmundje të zemrës, sëmundje të mushkërive ose diabet.

Edhe pse sipas studimeve, ka rezultuar se rreziku i infeksionit gjatë udhëtimit ajror të jetë i ulët, për shkak të mënyrës se si ajri qarkullon dhe filtrohet në aeroplan, ku shumica e viruseve dhe mikrobeve të tjera nuk mund përhapen lehtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për lundrimet, pasi anijet apo kroçerat e ndryshme, vendosin bashkë një numër të madh njerëzish, nga çdo vend i botës, duke qene kështu në kontakt të shpeshtë dhe të ngushtë me njëri-tjetrin.

Por cilat janë vendet më pak të prekura nga Covid-19?

Duke marrë parasysh se si po vijon përhapja e koronavirusit, ende nuk mund të kryhet një parashikim paraprak se cilat do të jenë vendet më të prekura deri në qershor.

“Tani për tani, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë praktikisht në bllokim.Aktualisht jemi duke u përqëndruar në qëndrimet dhe udhëtimet brenda vendit’, tha Mark Wong, ekzekutiv i disa hoteleve luksoze.

Me rënien e çmimeve të naftës dhe çmimet e gazit që pritet të bien, vera e vitit 2021 mund të jetë viti që njerëzit të marrin në konsideratë udhëtimin tokësor.

“Udhëtimet tokësore do të jenë trendi i kësaj vere. Udhëtarët do të ndihen më rehat në veturat e tyre ose automjetet me qira sesa të lëvizin në transportin masiv.” tha Wong.

Udhëtimet në natyrë në zona më pak të populluara janë një mënyrë për të shmangur turmat.

Kampingu, çiklizmi dhe udhëtimet në shkretëtirë, eksplorimi i parqeve kombëtare (duke shmangur mbipopullimin dhe pjesëmarrjen në turma) shihen si zgjedhje më të sigurta, për momentin.

Marrëveshjet më të mira ajrore dhe hoteliere zakonisht kërkojnë parapagim, i cili shpesh është i pakthyeshëm. Për fat të mirë, shumë kompani të udhëtimit janë duke ndryshuar politikat e tyre të anulimit për shkak të koronavirusit.

“Hotelet dhe linjat ajrore janë të uritur për biznes në klimën aktuale”, tha Tim Hentschel, CEO dhe bashkëthemelues i faqes së prenotimit të HotelPlanner.

“Ata po ulin çmimet me 60% ose më shumë dhe po japin fleksibilitetin për të anulluar dhe ndryshuar datat pa asnjë penalitet.”

Ndërsa disa janë tërhequr nga uljet, shumë të tjerë hezitojnë të pronotojnë për shkak se presin se si do të ecë përhapja e koronavirusit deri në pranverë. Edhe pse ende situata duket e paqartë për të përcaktuar destinacionin se ku do mund t’i kaloni pushimet verore, duket se Europa, Kina dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të preferuar për këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore