Kosova

Punëtorët teknikë të QKMF-së dhe 9 shkolla ultimatum Komunës: Pagat të na rritën në 450 euro ose largohemi


Kryetari i Sindikatës Private, Jusuf Azemi

Mëngjesin e së martës, punëtorët teknikë të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe 9 shkolla në Prishtinë, janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës.

Kërkesë e tyre është që pagat e tyre të rritën në 450 euro, në rast se kjo nuk ndodh për 2 javë punëtorët kanë paralajmëruar se do të largohen nga puna.

Kryetari i Sindikatës Private, Jusuf Azemi, në një deklaratë për media ka thënë se nuk kanë dalur para komunës për të bërë lutje.

“Kemi dalur para komunës së Prishtinës, për t’u bërë ujë me të gjithë këta njerëz që bëhemi ujë. Ne kemi ardhur të ju themi merreni ose lëreni, sepse nuk kemi ardhur për të ju lutur, ne kemi afat 2 javorë, pagat duhet të jenë 450 euro”.

“Në të kundërtën në bazë të vendimit që kanë marrë këta punëtorë, do të japin dorëheqje, sepse nuk mund të jetojmë me paga 250 euro”, ka thënë Azemi.

Një kërkesë të ngjashme punëtorët teknikë e kishin pasur edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, para disa muajve.

Premtimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte ardhur si përgjigje ndaj kërkesës Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë, ku përfshihej rritja e pagave më së paku 450 euro dhe çdo stimulim i punëtorëve shëndetësorë publikë, të jetë edhe për kompanitë që kryejnë shërbime teknike në spitale dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) e gjithashtu t’u bëhet edhe pagesa e stazhit të punës.

Ata kishin kërkuar të largohet participimi për kontrollet që bëhen në institucionet shëndetësore të punëtorëve teknikë që kryejnë shërbime për spitalet në Kosovë, të kthehen nën menaxhim të spitaleve këta punëtorë dhe t’u mundësohet ushqim falas në mensat e spitaleve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore