Punëtorët e gjykatës me ultimatum për institucionet, kërkojnë korigjimin e listave të pagave

SHFLETO

Gjykata Themelore në Prishtinë.

 

Altina Marmullaku
21.03.2023 9:50
Loading Icons...

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, sërish ka shprehur shqetësimin me pagat e vendosura nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pas miratimit të Ligjit të Pagave.

Përmes një komunikate nga kjo shoqatë është kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme t’i korrigjoj listat e pagave të muajit shkurt.

“Mos zbatimi i vendimit të lartshënuar nga institucionet relevante dhe injorimi i kërkesave të stafit të administratave të gjykatave dhe prokurorive për një pagë të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës- do na detyroj pa dëshirën tonë ta aktivizojmë grevën e pezulluar me dt.18.03.2022”.

Të njëjtit kanë paralajmëruar se do i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore duke thënë se “jo që nuk është arritur pagë e dinjitetshme, por ka ulje të pagave në disa pozita”.

Nga MPB-ja para disa javëve ishte thënë se do të fillohet me korrigjimin e listave të pagave, por që një veprim i tillë akoma nuk është ndërmarrë.

Më 15 shkurt, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka bërë të ditur se ka dorëzuar tek Institucioni i Avokatit të Popullit, kërkesën për inicim të procedurës për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik.

Më 23 janar, edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Avokati i Popullit që në zbatim të dispozitave kushtetuese dhe ligjore të referojë Ligjin për Paga në sektorin publik në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një komunikate për media nga KPK-ja ishte thënë se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga cenohet pavarësia dhe funksionalizimi i sistemit prokurorial.

Edhe, Bashkimi Evropian kishte shprehur shqetësimin për disa dispozita të Ligjit të ri për Zyrtarët Publikë dhe Ligjit për Pagat dhe njëkohësisht ka shprehur zhgënjimin që Kuvendi i Kosovës nuk i mori parasysh sugjerimet e tyre dhe ekipit të ekspertëve nga OECD/SIGMA.

Qëllimi i komenteve dhe sugjerimeve të BE-së, ishte udhëzimi dhe mbështeja për qeverinë rreth sigurimit të një një shërbimi civil të depolitizuar dhe profesional, me një sistem kompensimi transparent e të bazuar në merita.

Ligji për Zyrtarët Publikë, sipas shqetësimeve të BE-së, opozitës dhe shoqërisë civile, cënon punën e administratës publike dhe politizon zyrtarët publikë pasi që pranimi në detyrë i nëpunësve civil, mbështetet mbi baza partiake.

Ndryshe, në seancën e Kuvendit, pavarësisht thirrjeve të opozitës, deputetët kishin miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe Projektligjin për Pagat.

Projektligji për Zyrtarët Publikë kaloi në lexim të dytë, ku 58 deputetë kanë votuar për, kurse katër kanë abstenuar ndërsa me 63 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër, votuan Ligjin për Pagat.

Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve: Anti-ligjore, anti-kushtetuese, anti-Komisionit të Venecias, anti…