Sport

Pulisic në radarin e Juventus


Christian Pulisic është ndër lojtarët që Juventus-i po synon të transferojë në krahun e djathtë në vitin 2023, sipas Tuttosport.

Nevoja për përforcime në atë zonë vjen për shkak të situatës së Juan Cuadrado dhe Angel Di Maria-s, të dy 34-vjeç dhe me kontrata që do të përfundojnë në fundin e këtij sezoni.

Cuadrado nuk ka gjasa të marrë një kontratë të re, ndërsa Di Maria varet kryesisht nga ai, pasi argjentinasi kërkoi një marrëveshje njëvjeçare, në mënyrë që të mund të ketë opsionin për t’u kthyer në Rosario Central verën e ardhshme.

E ardhmja e Pulisic në Chelsea është në dukje e pasigurt me kontratën e yllit të SHBA-ve që përfundon në vitin 2024.

Së bashku me Pulisic, Juventusi është i interesuar për Nicolo Zaniolo të AS Roma dhe Adama Traore të Ëolverhampton Ëanderers. Zaniolo është vënë në sy nga Bianconeri për disa kohë pasi kontrata e tij me Romën përfundon gjithashtu në 2024.

Traore, i cili ka luajtur vetëm 53 minuta në Premier League deri më tani këtë sezon, mund të jetë në dispozicion si lojtar i lirë me kontratën e tij që përfundon në verën e vitit 2023.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore