Gatimi

Pulë me perime, zgjedhja e fundjavës


Tava e pulës me perime është një nga recetat më të lehta për t’u përgatitur dhe krijon një vakt perfekt, i gjithi në një enë. Kur jeni të zënë në punë, kjo recetë do t’ju ndihmojë të përgatisni një darkë të shijshme, që mund ta shoqëroni me një gotë verë.

Përbërësit: 8 kofsha pule, 100 gr patate, 50 gr qepë, 50 gr kungull, 50 gr speca, 50 gr karrotë,50 gr spec të kuq të ëmbël pluhur, 5 thelpinj hudhre, kripë, piper, rigon, vaj ulliri.

Përgatitja

Lajmë mirë patatet, kungujt, specat dhe karotat. Pastrojmë mishin dhe e vendosim për ta marinuar me vaj ulliri, kripë dhe spec të kuq pluhur. Kujdesemi që speci pluhur të shpërndahet mirë tek mishi.

Ndezim furrën në temperaturën 200 gradë. Nisim të presim perimet në madhësi mesatare dhe në formën që dëshirojmë. Vendosim perimet për t’i marinuar njësoj si mishi.

Pas procesit të marinimit, vendosim përbërësit në tavë dhe u hedhim kripë, piper, rigon, hudhër, vaj ulliri dhe ujë.

Vendosim tavën për t’u pjekur për 30 minuta.

Këshillë

Për këtë recetë mund të përdorim çfarëdo lloj pjese të mishit të pulës, thjesht sigurohuni që ta nxirrni mishin e pulës nga frigoriferi rreth 20-30 minuta para pjekjes. Kur mishi piqet i ftohtë ka tendencë të thahet.

Nëse do të përdorni gjoksin e pulës, sigurohuni që ta gatuani në temperaturën 165-170 gradë, pasi mishi mund të bëhet i thatë në temperatura më të larta.

Mund të shtoni lëng limoni dhe rozmarinë dhe ta shoqëroni me sallatë jeshile.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore