Shqipëria

Pukë, vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar


Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, njoftohet se është ndaluar shtetasi me inicialet K.D., 27 vjeç, lindur dhe banues në Njësinë Administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrës.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Në datë 17.08.2019, në qytetin e Berlinit, Gjermani, i është kërkuar ndihmë patrullës së Policisë gjermane, e cila ka konstatuar se një shtetase 32-vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj dhe, gjatë rrugës, është sulmuar nga një shtetas.

Ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj saj, duke tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë. Po ashti ai i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj.

Pas njoftimit të banorëve përreth, autori i veprës penale është larguar nga vendngjarja, por aty më pas janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga Policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasit K.D., banues në Fushë Arrës, i pandehur dhe në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, më datë 26.11.2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore