Sport

Publikohen emrat e interesuar për të marr Vllazninë


Ditën e martë është mbajtur ankandi për blerjen e 100% të aksioneve të Klubit të Vllaznisë së Shkodrës. Nga tetë emrat që dolën në fillim të interesuar për të marrë aksionet e klubit, vetëm tre prej tyre kanë dhënë ofertë.

Vllaznia pritet të kalojë nga sektori shtetëror në privat për të parën herë në historinë 102-vjeçare të saj. Komisioni i Ankandit publikoi tre emrat që ishin të interesuar për të marre klubin: Alban Xhaferi, Emiliano Zhapa, si dhe dyshja e ortakëve Almiro Gurakuqi dhe Burim Latifi.

Xhaferi është sponsori aktual i klubit, Zhapa zotëron firmën “Joni 4 shpk” dhe dyshja Gurakuqi – Latifi zotërojnë firmën “Carpathia Albania”.

Rezultati përfundimtar me emrin fitues do të shpallet më datën 19 maj 2021, në orën 11:00 nga Komisioni i Ankandit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore