Sport

PSG rikthehet te fitorja në Ligue 1


Skuadra e PSG-së është rikthyer te fitorja në Ligue 1 pas barazimit me Reims dhe humbjes me Rennes. Parisienët triumfuan 3-1 në transfertën e Montpellier-it.

Sfida nisi shumë mire për PSG-në, pavarësisht se Kylian Mbappe do të humbiste 11 metërsh në minutat e para të ndeshjes.

Megjithatë, pjesa e parë, nuk u ndikua vetëm nga penalltia e humbur e Mbappe-s. Ylli francez pësoi dëmtim, duke lënë fushën e lojës në minutën e 21. Dëmtim pati dhe për Sergio Ramos që gjithashtu u largua nga fusha. Ndërsa në minutën e 36, VAR anuloi një gol të Lionel Messi-t.

Pjesa e dytë do të fillonte ashtu siç u mbyll e para, me një gol të anuluar nga VAR për PSG-në. Në këtë rast ishte Achraf Hakimi që kishte shënuar.

Goli i parë i takimit u shënua nga Fabian Ruiz në minutën e 55. Messi do të gjente rrjetën në minutën e 72 dhe shifrat u vulosën nga Warren Zaire-Emery në të 90+2 minutë. Arnaud Nordin realizoi golin e vetëm për vendasit në minutën e 89.

Renditja e Ligue 1:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore