Përballje

PSG regjistron fitoren e dytë të sezonit, dominon Montepellier-in


Ndeshja e dytë e sezonit për PSG përfundoi me rezultat dominant 5:2 kundër Montepellier.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga parisienët, të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë.

Në minutën e 23-të, Kylian Mbappe pati mundësinë të shënonte golin e parë të ndeshjes, por nuk ishte i saktë nga penalltia.

Në minutën e 39-të, PSG dolën në epërsi me anë të një autogoli nga lojtari i Montepellier, Sacko.

Pas vetëm katër minutave, Neymar dyfishoi epërsinë nga penalltia.

Në pjesën e dytë, ishte Neymar përsëri ai që shënoi për golin e tretë në minutën e 51-të.

Në minutën e 59-të, Wahbi Khazri shënoi për golin e parë të Montepellier.

Pas 10 minutave, Kylian Mbappe shënoi për epërsinë dominante prej 4:1.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 87-të Renato Sanches shënoi për 5:1.

Më pas shënuan Montepellier për rezultatin përfundimtar 5:2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore