Sport

PSG nënshkruan me talentin 18-vjeçar


Paris Saint-Germain ka nënshkruar me futbollistin e talentuar 18-vjeçar, Cher Ndour.

Ky i fundit u transferua në Paris me parametra zero, pasi nuk vazhdoi kontratën me klubin e Benfica-s.

Në fakt, 18-vjeçari është transferuar nga Benfica B, pasi që asnjë ndeshje nuk e ka luajtur me klubin e parë portugez.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kryeqytetasit e Francës, pra do të jetë aty së paku deri në verën e vitit 2028.

Ky është nënshkrimi gjashtë i Parisit gjatë këtij afati kalimtar veror, duke qenë se më herët nënshkruan me Milan Skriniar, Marco Asensio, Manuel Ugarte, Lee Kang-In dhe Lucas Hernandez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore