Sport

PSG-ja hedh sytë nga mesfushori i Inter-it


Klubi i PSG-së po kërkon të forcohet akoma dhe më shumë gjatë merkatos së ardhshme. Sytë e parizienëve këtë herë janë hedhur nga Inter-i. Skuadër në të cilën në verë morën Achraf Hakimi-n.

Nicolo Barella është dëshira e radhës së Nasser Al-Khelaifi-t dhe Leonardo-s. Talenti italian pritet të ndryshojë ambient nëse zikaltrit nuk i ofrojnë kontratën e re me dyshifim të pagës.

Megjithëse kontrata e tij përfundon në 2024, dëshira e Inter-it është të rinovojë me atë që është një nga lojtarët më të spikatur në Evropë. Por, ai do pagë që shkon në rreth 10 milionë euro, thuhet në mediat italiane.

Kriza financiare e Inter-it është e dukshme dhe përballë kësaj kërkese të lartë, mund të ketë lëkundje për të ardhmen e Barella-s në “Giuseppe Meazza”.

Në krahun tjetër, PSG-ja nuk do ta kishte problem pagën prej 10 milionë euro që kërkon italiani dhe pagesën e kartonit të tij që shkon nga 60-80 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore