Sport

PSG insiston për Salah


Mohamed Salah duket të jetë objektivi kryesor i Paris Sait-German për afatin kalimtar të kësaj vere.

Mediat franceze shkruajnë se PSG pritet të bëjë një ofertë prej rreth 70 milionë euro në drejtim të Liverpool-it për ta blerë sulmuesin e tyre.

Me Messi-n të larguar dhe Neymar-in në pritje të largimit, parisienët dëshirojnë që Salah të jetë futbollisti i ardhshëm i tyre dhe të luajë përkrah Kylian Mbappe-s.

Megjithatë, vështirë se Liverpool do të bindet për ta lëshuar lojtarin e tyre, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Mirëpo, mbetet të shihet edhe dëshira e futbollistit se a do të jetë i gatshëm të largohet nga “Anfield”.

Kujtojmë që Salah e pati një sezon shumë të mirë me Liverpool-in. Ai i shënoi 30 gola dhe i dhuroi 16 asistime në 51 ndeshje në të gjitha garat.

30-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, kur u transferua nga Roma për 42 milionë euro.

Përveç këtyre ekipeve, ai ka luajtur edhe për Chelsea-n, Fiorentina-n dhe Basel-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore