
Mbrojtësi i Bayern Munich-ut, Lucas Hernandez, me shumë gjasë do të transferohet te Paris Saint-Germain.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze, “L’Equipe”, sipas të cilëve drejtuesit e klubit tashmë veç se kanë arritur marrëveshje me futbollistin.
Pas Kupës së Botës në Katar, ku Lucas pësoi këputje të ligamentit në gju, ideja e francezit ishte rinovimi me Bayern-in.
Me një kontratë në fuqi deri në vitin 2024, skuadra bavareze i ofroi atij një zgjatje pesëvjeçare të kontratës, por vendimi u shty pas i hyri në lojë skuadre parisiene.
Kujtojmë që pas lëndimit në Kupën e Botës, Hernandez nuk ka pasur asnjë paraqitje me skuadrën e Bayern-it këtë sezon.
Ndërkohë, ai është pjesë e klubit gjerman që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Atletico Madrid-i për plot 80 milionë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com