Lajme

Pse u sulmua ambasada italiane në Greqi, kush ishte objektivi?


Një urdhër u dha nëpërmjet internetit për javë të tëra. Ishte i qartë dhe kërkonte kryerjen e “veprimeve të drejtpërdrejta”.

Qëllimi: të protestohet kundër dekretit që urdhëroi burgimin e ashpër, konkretisht regjimin ‘41 bis’ – ai që vlen për terroristët dhe mafien – për Alfredo Cospiton, anarkistin 57-vjeçar, të dënuar me burgim të përjetshëm.

Dhe kështu pati nga ata që u ngjitën në një vinç në Milano dhe nga ata që e lanë oborrin e Genovas me bojë të kuqe.

Ambasadës italiane në Greqi iu vendosën dy bomba dhe asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ai pason protestat e grupeve anarkiste greke në mbështetje të një militanti anarkist italian të burgosur, Alfredo Cospito, i cili është në grevë urie duke protestuar kundër kushteve të burgut.

Kështu, sulmi i djeshëm kundër Susanna Schlein, këshilltare e parë e ambasadës në Athinë, ngriti edhe nivelin e kërcënimit.

Hetuesit grekë duket se nuk kanë dyshime.

Dje, ndërsa ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajanin fluturoi drejt Greqisë për një takim me autoritetet qeveritare, ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosin, takoi kolegun e tij Panagiotis Theodorikakos në Ministrinë e Brendshme.

Dhe kjo mbështet dyshimin se zgjedhja e kohës nuk ka qenë e rastësishme për këdo që i ka vënë flakën makinës së diplomatit, por mund të ketë shkaktuar pasoja shumë më të rënda.

“Ata donin viktima”

Një molotov i dytë në fakt ishte vendosur poshtë makinës së Schlein, e parkuar pranë fabrikës së gazit të shtëpisë ku ajo jeton me burrin dhe fëmijët e saj.

Nëse do të kishte shpërthyer “mund të kishte vrarë”, konfirmuan hetuesit grekë.

Grekët tashmë kanë “urdhëruar vigjilencë të shtuar në zyrat e autoriteteve diplomatike italiane”, nga Roma u vendos në vend të forcohej kontigjenti i karabinierëve në detyrë në ambasadë dhe të angazhuar në shërbimet e shoqërimit.

Cospito ishte dënuar se kishte shkelmuar Roberto Adinolfi, drejtorin të Ansaldo Nucleare, në maj 2012.

Por ai u dënuar me burgim të përjetshëm për dy bomba që shpërthyen në qershor të 2006-s në shkollën e karabinierëve të Fossano-s në provincën e Cuneo-s.

Majin e kaluar, ministrja italiane e Drejtësisë, Marta Cartabia, vendosi të modifikojë regjimin e parandalimit duke urdhëruar futjen në ‘41 bis’ sepse “i burgosuri është në gjendje të mbajë kontakte me eksponentë ende të lirë të organizatës subversive të cilës i përkasin”.

Cospito ka qenë në grevë urie që nga 20 tetori dhe tashmë ka humbur mbi njëzet kilogramë.

Për të janë mobilizuar avokatë, intelektualë dhe politikanë.

Ish-senatori i PD-së, Luigi Manconi, foli për “zbatimin arbitrar dhe irracional të 41 bis”.

Këtë javë avokati, Rossi Albertini, donte të nënvizonte se si “pothuajse të gjitha nismat e solidaritetit ishin legjitime dhe të ligjshme dhe edhe nëse shkonin përtej kufirit ishin forma shumë pak ofenduese ligjore”.

“Të zhvillojmë hetimet dhe të veprojmë në mënyrë racionale”, shtoi ai, i vetëdijshëm se veprimet e dhunshme mund të rëndojnë negativisht në vendimin e gjyqtarëve të Romës, i cili do të arrijë brenda pak ditësh.

Marrë nga Corriere Della Sera, përshtatur për Albanian Post 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore